Përpjekje dëshpëruese nga OBRM-PDUKM për të inkurajuar Hristijan Mickoskin në hapat e tij destruktivë dhe bllokada me sondazhe të porositura dhe të falsifikuara, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së, lidhur me sondazhin e publikuar më herët të IPIS-it.

Sipas sondazhit nëse nesër do të kishte zgjedhje parlamentare për OBRM-PDUM-në do të votonin 21.2 për qind, ndërsa për LSDM-në 16.2 për qind.

“Sondazhet e rreme të porositura nga OBRM-PDUKM nuk mund të mbulojnë mospunën e kryetarëve të kësaj partie në 6 muajt e kaluar, e as matricën kriminale të OBRM-PDUKM-së.

Kjo agjenci parashikoi fitoren e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kështu që nuk ndodhi, përkundrazi. Parashikimet e tyre ishin të pasakta, OBRM-PDUM u mund në zgjedhjet parlamentare”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Asnjë sondazh i rremë nuk e shpëton Mickoskin appeared first on Telegrafi.