
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia maqedonase opozitare e udhëhequr nga Mickoski është parti që nuk ka asnjë ndryshim.
Kjo parti, sipas LSDM-së, din vetëm bllokime, lajme të rreme dhe destruksione.
“OBRM-PDUKM dhe Mickoski vazhdimisht punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve duke u udhëhequr kështu nga vetëm nga interesat partiake ditore”, thonë nga LSDM
Ata shtojnë se OBRM-PDUKM ka qenë parti që ka inkurajuar shkeljen e masave për mbrojtje nga coronavirusi, përkrahte protesta anti-vaksinë, kundërshtonte masat për ndihmesë të qytetarëve dhe bllokoi ndërtimin e Qendrës Klinike.
“Kjo është vërtetim për sjelljen e tyre kundërshtetërore që qysh moti është vërejtur nga qytetarët. Me një qasje të tillë, OBRM-PDUKM dhe Mickoski i pret disfatë në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/
The post LSDM: Asgjë nuk ndryshon në OBRM-PDUKM appeared first on Telegrafi.