LSDM: Arsovska është kundër rritjes së pagës minimale, kundër punëtorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se kandidatja e Gruevskit, Danella Arsovska është kundër rritjes së pagës minimale, kundër punëtorëve.

“Kandidatja për kryetare të Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska është njëlloj si mentori i saj, Nikolla Gruevski dhe gjithmonë kundërshton kur paratë përfundojnë te qytetarët. Përderisa paga minimale vazhdimisht rritej, OBRM-PDUKM dhe Arsovska ishin kundër rritjes”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për Arsovskën, rritja e pagës minimale nuk ka qenë natyrore dhe se kjo do të kolapsojë mijëra ndërmarrje dhe se ekonomia nuk mund ta mbajë.

“Arsovska pa turp tha ‘tekstiliadë’ dhe flet për të drejta të punëtorëve dhe të drejta të grave. Pikërisht punonjëset e tekstilit kishin përfitim më të madh nga paga minimale”, thonë nga LSDM duke rikujtuar se paga minimale është rritur nga 9 mijë në 15 mijë denarë./Telegrafi/

Advertisement

 

The post LSDM: Arsovska është kundër rritjes së pagës minimale, kundër punëtorëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy