Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “konsulli i nderit nga Hungaria, Danella Arsovska është kandidatja e Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së, të cilët e krijuan kaosin urbanistik në Qendër dhe në Shkup për interesat e mafisë urbane të Gruevskit”.
Sipas LSDM-së, Arsovska emërohet menaxhere e Sallës Rasadnik pikërisht kur Gruevski është ministër i Financave.
“Banorët e Qendrës dhe shkupjanët e mbajnë mend kur shkatërroi Shkupin modern për shkak të Shkupit barok. Banorët e Qendrës dhe shkupjanët e dinë shumë mirë kush shkatërroi gjelbërimin në Shkup dhe pyjet në Vodno. Ata po ashtu e dinë pse OBRM-PDUKM-ja kriminele nuk ka kandidat të tyrin në Qendër dhe Shkup”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se nga OBRM-PDUKM ende janë të freskëta gjurmët kriminele dhe për këtë shkak, Natasha Kotrla do të mposhtet edhe një herë nga Gerasimovski në Komunën Qendër.
“Shkupjanët e dinë shumë mirë se mafia urbane e Gruevskit e shkatërroi Shkupin modern me projektin e Gruevskit “Shkupi 2014″, dhe pikërisht OBRM-PDUKM do të dënohet në Shkup”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
The post LSDM: Arsovska është kandidate e mafisë urbane që e shkatërroi qendrën e Shkupit appeared first on Telegrafi.