LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së në të cilën nuk ka asnjë ndryshim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM përmes një komunikate thekson se 27 prilli është data më e errët e historisë së demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

“Dhunues të armatosur, të nxitur nga OBRM-PDUKM hynë me dhunë në Kuvend duke tentuar të vrasin deputetë, të sulmojnë gazetarë dhe punonjësit e kuvendit, ta prishin rendin kushtetues në vend dhe shtetin ta zhysin në humnerë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se këto dhunues janë mbështetur me prani para kuvendit nga Mickoski, ndërsa 27 prilli është fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së, e cila edhe pas 5 viteve nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Mickoski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga regjimi dhe shefi i tij Nikolla Gruevski. 5 vite pas 27 prillit, OBRM-PDUKM, Gruevski, Mickoski dhe partia e tij ende qëndrojnë pas këtyre dhunues”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së në të cilën nuk ka asnjë ndryshim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy