Nga LSDM përmes një kumtese thonë se masa “TVSH-ja ime” është një nga masat më të suksesshme të LSDM-së që kthen para te qytetarët.

“Për katër vite, LSDM te qytetarët ka kthyer 109.5 milionë euro. Këto janë mjete serioze që shteti në mënyrë të drejtpërdrejtë i paguan ndaj çdo përdoruesi të këtij aplikacioni”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se vetëm në tremujorin e fundit, për muajin prill, maj dhe qershor, qytetarët do të marrin 11.2 milionë euro, ndërsa pagesa bëhet gjatë muajit gusht.

“Për suksesin e “TVSH-ja ime” flet numri i përdoruesve të regjistruar që vazhdimisht rritet dhe sot është me 538.919 përdorues. Krahas të hyrave shtesë për familjet, kjo masë jep edhe fekt pozitiv në uljen e ekonomisë së zezë’, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: 107.5 milionë euro kemi kthyer te qytetarët me masën “TVSH-ja ime” appeared first on Telegrafi.