Lokalizohet zjarri në rajonin e Dojranit dhe Bogdancit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri te fshati Furkë dhe diga Paljurci, mes komunave të Dojranit dhe Bogdancit është lokalizuar me forca të përbashkëta dhe të koordinuara me intervenim edhe nga toka dhe ajri. Zjarri është shtrirë vetëm në zona të kontrolluara, theksuan sonte nga Qendra për menaxhim me kriza.

Me lokalizimin e zjarrit po rigrupohen forcat për shuarjen e saj. Disa nga personat në terren do të bëjnë kujdestari deri në orët e para të mëngjesit kur është paraparë që punonjës të Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare (JPNSH), filiali Kozhuv Gjevgjeli të bëjnë vlerësimin e situatës së zjarrit të lokalizuar, me çka do të vendoset se si do të veprohet në shuarjen e saj, thonë nga QMK.

Për shuarjen e zjarrit gjatë ditës janë angazhuar një helikopter policie, një helikopter i ushtrisë dhe aeroplani “eir traktor” nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim bashkë me zjarrfikës dhe të punësuar në ekonomitë pyjore dhe Ndërmarrjet komunale nga Gjevgjelia, Dojrani, Kavadari, Vallandova dhe Strumicë, ndërsa kanë ndihmuar edhe një pjesë e popullatës lokale.

The post Lokalizohet zjarri në rajonin e Dojranit dhe Bogdancit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy