Kompanitë i paguajnë pagat përmes DAP-it dhe ne kemi kontroll të plotë mbi pagesën e pagës minimale. Kështu tha në “Click Plus” drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
Ajo tha se tashmë kanë marrë paralajmërime të gjithë ata që nuk kanë dashur të paguajnë pagën minimale.
Llukarevska gjithashtu tha se Qeveria po përgatit një paketë të re masash kundër krizës.
Ajo nuk deshi të tregojë se me cilat masa do të luftojë Qeveria krizat e shumta që filluan pas luftës në Ukrainë dhe përfundimit të krizës shëndetësore.
“Kemi takime koordinative me Drejtorinë e Doganave dhe Inspektoratin Shtetërorë për të gjetur zgjidhjet më të mira, që në të ardhmen t’i kthejmë në masa”, tha ajo./Telegrafi/
The post Llukarevska: Po marrim masa për pagesë të detyruar të pagës minimale appeared first on Telegrafi.