Llukarevska për administratorët e rinj: Nëse nuk shfaqin rezultat, do të përshëndetemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetarja e sapo zgjedhur e LSDM-së dhe drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska për TV24 duke komentuar shkarkimin e Stojko Paunovskit tha se ajo gjithmonë është për debat dhe mendime ndryshe.

Sipas saj, administratorët e punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit të cilët po shpërndahen nëpër institucione duhet të kalojnë test.

“Ata duhet të kalojnë test, nuk do të përkëdhelim. Nëse nuk shfaqin rezultate, do të duhet të përshëndetemi”, tha Llukarevska.

Ajo tha se në drejtorinë që drejton ajo situata është pak më ndryshe, ndërsa në ISHT ka qenë më ndryshe.

Advertisement

“Tek unë në DAP situata është ndryshe, për shkak se ne kemi mungesë të kuadrit”, tha Llukarevska./Telegrafi/

The post Llukarevska për administratorët e rinj: Nëse nuk shfaqin rezultat, do të përshëndetemi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy