Në konferencën e sotme për shtyp, drejtorja e Drejtorisë për të Hyra Publike zbardhi të dhënat që flasim për keqpërdorimin e ndihmës financiare sa i përket pagesës së pagave për muajin dhjetor.
“Për muajin dhjetor 2020 ka pasur 13.721 kërkesa dhe 13.160 punëdhënësve u janë paguar gjithsej 961.709.366 denarë për gjithsej 60.974 punëtorë. Me gjendjen e muajit shkurt 2021, 306 punëdhënës që kanë marrë ndihmë financiare prej 16 mijë denarë nuk e kanë përmbushur pagesën ndaj 992 punëtorëve”, tha Llukarevska.
Ajo shtoi se punëdhënësit që nuk kanë paguar pagën kanë marrë vërejtje, ndërsa pas afatit do të ketë bllokim në xhirollogari.
“Keqpërdorimi më i madh është vërejtur te tregtia me pakicë, hoteleri dhe ndërtimtari. Pjesa më e madhe e këtyre firmave që kanë keqpërdorur ndihmën janë nga Shkupi”, tha Llukarevska./Telegrafi/
The post Llukarevska: Do të ketë bllokime në bankare për punëdhënësit të cilët nuk kanë paguar pagat appeared first on Telegrafi.