Maqedonia e Veriut dhe Kosova sot përuruan një pikë të vetme kufitare “One Stop Shop” në Bllacë.

Nga koalicioni VLEN thanë se me këtë qeverisje u arrit që dy shtete të kenë një pikë të vetme kufitare, duke e quajtur si sukses të qeverisjes OBRM-PDUKM-VLEN.

Për këtë ka reaguar nënkryetari i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Krenar Lloga, përmes një statusi në Facebook.

Ai u shpreh se meritorë të vetëm për pikën e përbashkët kufitare One Stop Shop mes Maqedonisë dhe Kosovës është qeveria e vitit 2023 e përbërë nga LSDM-BDI-ASH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, shumica aktuale VLEN-OBRM-PDUKM është përgjegjëse për vonesat gati njëvjeçare për lëshimin në përdorim të këtij sistemi.

“Shumica parlamentare e atëhershme LSDM-BDI-ASH e vitit 2023 është e vetmja meritore për vendosjen e sistemit One Stop Shop. Shumica aktuale VLEN-OBRM-PDUKM është përgjegjëse për vonesat gati njëvjeçare në lëshimin në përdorim të tij. Urime qytetarëve të dhe !”, shkruan Lloga.

The post Lloga: Qeveria LSDM-BDI-ASH e vetmja meritore për vendosjen e “One Stop Shop” RMV-Kosovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";