Lloga: Në ligjin për amnisti nuk do të përfshihen personat e emëruar apo të zgjedhur nga institucionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në konferencën e sotme për shtyp tha se ligji për amnisti ka marrë përkrahjen nga Qeveria, ndërsa i njëjti pritet që brenda 10 ditëve të dorëzohet në Kuvend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lloga tha se bëhet fjalë për një ligj të përsëritur nga ai i vitit 2018, ndërsa me amnisti nuk do të përfshihet asnjë i zgjedhur apo i e emëruar nga institucionet, poashtu në amnisti nuk do të përfshihen edhe personat që kanë kryer dhunë familjare apo seksuale.

Lloga tha se ligji për amnisti bëhet për shkak të mbipopullimit të burgjeve.

“Kam qenë në burgun e Idrizovës dhe kam parë se atje nuk ka kushte elementare, dhe se nuk ka mundësi që të rregullohen për një kohë të shkurtër”, tha Lloga.

Advertisement

Ministri tha se pret që ligjin për amnisti të merr mbështetjen e të gjithë partive politike dhe të votohet nga të gjithë deputetët në Kuvend./Telegrafi/

 

The post Lloga: Në ligjin për amnisti nuk do të përfshihen personat e emëruar apo të zgjedhur nga institucionet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy