Lloga, Këshillit Gjyqësor: Në publik pretendoni se jeni konstruktivë, por në prapavijë i ruajnë lëndët për t’u vjetërsuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lloga, Këshillit Gjyqësor: Në publik pretendoni se jeni konstruktivë, por në prapavijë i ruajnë lëndët për t’u vjetërsuar

Këshilli Gjyqësor në vend që të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe të marrë masa kundër veprimeve të paligjshme të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave të caktuara, gjatë gjithë kohës në mënyrë të papërgjegjshme mbrohen me ftesë publike për pjesëmarrje të ministrit në seancat ku nuk mund të marrë pjesë për shkak të rekomandimeve të GRECO-s dhe ligji, thuhet në reagimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, ndaj kumtesës së më hershme të Këshillit Gjyqësor.

Lexo po ashtu
Këshilli Gjyqësor: Ministri Lloga është i obliguar të respektojë Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Advertisement

“Gjatë gjithë këtyre muajve që kur kam marrë përgjegjësinë e postit të Ministrit të Drejtësisë, nga ata kam kërkuar vetëm të respektojnë ligjin dhe asgjë tjetër.

Në publik pretendojnë se janë konstruktivë, por në prapavijë i ruajnë lëndët për t’u vjetërsuar.

Një organ përgjegjës nuk mund të ketë standarde të dyfishta, për njërin karotë dhe për një tjetër shkop për dhënien e pushtetit.

Advertisement

Anëtarë të caktuar të Këshillit Gjyqësor janë të vetëdijshëm se është koha për të shkuar në shtëpi, e njëkohësisht është koha të përgjigjen për të gjitha veprimet e ndërmarra në të kaluarën që do të sanksionohen me ndryshimet e reja të ligjit”, thotë Lloga.

Llogat thotë se përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë. Ligji mbi të gjitha dhe para të gjithave.

Kanë guximin të kundërshtojnë ministrin, shton Lloga, por nuk kanë asnjë pikë guximi kur të njëjtat qëndrime thuhen edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë./Telegrafi/

The post Lloga, Këshillit Gjyqësor: Në publik pretendoni se jeni konstruktivë, por në prapavijë i ruajnë lëndët për t’u vjetërsuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy