Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuse për ndalimin e përkohshëm të udhëzimit për vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes.
Lloga thotë se Gjykata Kushtetuese hapi kutinë e Pandorës, në shumë raste nuk është respektuar afati kushtetues për publikimin e akteve nënligjore në Gazetën Zyrtare
“Më gëzon kjo nismë, por më habit fakti që Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur ende procedurë për akte të tjera nënligjore që nuk respektojnë afatin kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare.
Gjykata Kushtetuese hapi kutinë e Pandorës. Paralajmëroj se në të ardhmen do të paraqes personalisht iniciativa në gjykatë për mosrespektim të afateve kushtetuese. Faji nuk është në Ministri por në Sekretariatin për Legjislacion në Qeveri”, tha Lloga.
Kujtojmë se Gjykata mori vendim që Udhëzimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, me të cilin ka futur në certifikata grafën për përkatësinë etnike, përkohësisht të mos jetë i vlefshëm./Telegrafi/
The post Lloga: Gjykata Kushtetuese hapi kutinë e Pandorës, në shumë raste nuk është respektuar afati kushtetues appeared first on Telegrafi.