Lloga: Edhe pas presionit, Taravari nuk e fituar lëndën rreth vulave të ASH-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i ASH-së së Ziadin Selës, Krenar Lloga, ka reaguar pas postimit të Arben Taravarit se ai i ka fituar vulat e partisë. Lloga thotë se “edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk i ka fituar vulat e partisë”.

“Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës.

ASHM – Aleanca për Shërbimet ndaj Mickoskit do ishte e drejtë të quhet subjekti i ri pas ndarjes nga partia jonë. 100 ditë në qeverisje me OBRM-PDUKM e kanë dëshmuar në çdo sekondë veprimtarinë kuislinge. P.s edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjyqtarja ama… Ska lidhje be shoc, mos e përmend se në favorin tonë është”, ka shkruar Lloga.

Ndryshe, sot nga ASH e Taravarit njoftuan se me vendim të Gjykatës së Apelit, rasti për vulat e partisë është kthyer për rigjykim./Telegrafi/

Advertisement

The post Lloga: Edhe pas presionit, Taravari nuk e fituar lëndën rreth vulave të ASH-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy