“Listës së zezë” amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë, Gërkovska: Detyra kryesore është e institucioneve tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Listës së zezë amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë. Edhe pse mezi pret t’i sheh këta emra, megjithatë, zv.kryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska thotë se është detyrë e institucioneve të vendit që të veprojnë.

“Emrat që deri tani janë publikuar i kuptoj vetëm si hyrje në procesin e mëtejshëm, megjithatë prapë do të them se detyra kryesore e shtëpisë është e jona. E institucioneve, e liderëve tanë, e të gjithë neve që në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi dhe kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi”, tha Sllavica Gërkovska, zv.kryeministre për Qeverisje të Mirë.

E duke qenë se i fundit që iu shtua listës së zezë për korrupsion të lartë është Ramiz Merko, për të u pyet edhe Izet Mexhiti si ish bashkpartiak i tij. Në “Summer Click” në TV21 Mexhiti tha se nëse dikush futet në atë listë, mbyllet karriera politike e të njëjtit.

“Më vjen keq kjo për zotëri Merkon, që është gjetur aty sepse kemi pasur bashkëpunim në të kaluarën si dy kolegë. Asnjëri nuk e di se kush mund të jetë në listën e zezë amerikane, por mendoj se në momentin që del aty, mbyllet “tefteri” politik dhe duhet të hapet rruga për të tjerët”, deklaroi Izet Mexhiti, deputet.

Advertisement

Gërkovska thotë se janë pikërisht rastet e mosveprimit të institucioneve si në rastin e Merkos të cilat rrisin mos besueshmërinë e qytetarëve në gjyqësor ndërsa thekson se për menaxhim më efikas korrupsionit në vend është me rëndësi që edhe dënimet të jenë më të larta seç janë tani./TV21/

The post “Listës së zezë” amerikane pritet t’i shtohen edhe emra tjerë, Gërkovska: Detyra kryesore është e institucioneve tona appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy