Lista e propozuar për ministra në qeverinë e re të RMV-së nuk do të ndryshojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ali Ahmeti nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë listën e ministrave të propozuar, edhe pse ka kundërshtime nga dega e Çairit dhe Sarajit.

Kështu thonë nga BDI-ja, duke shtuar se kandidatët tashmë kanë marrë dritën e gjelbërt të trupave partiak dhe udhëheqësia nuk do të bëjë ndryshime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV Telma, lideri i partisë, Ali Ahmeti është duke bisduar me Izet Mexhitin, Arben Ziberin dhe deputetët tjerë të cilët kundërshtojnë ta votojnë qeverinë e re, nëse nga aty nuk largohet Bujar Osmani ose Artan Grubi.

Pritet që këto zëra të marrin fund dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet, që të mund të sigurohet shumica prej 62 deputetëve.

Advertisement

Lista e propozuar me emra pritet që këto ditë të dërgohet në kuvend./Telegrafi/

The post Lista e propozuar për ministra në qeverinë e re të RMV-së nuk do të ndryshojë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy