Liqeni i Dibrës përplot me pushues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Temperaturat të larta që këto ditë në Dibër dhe rrethinë arrijnë deri më 36 gradë celsius, kanë mundësuar fillimin e sezonit veror për larje dhe rekreim në ujërat të liqenit të Dibrës. Nga dita në ditë rritet numri i pushuesve në bregun e liqenit. Enti për Shëndet Publik në Ohër i cili ka edhe njësinë e tij në Dibër, ka informuar se analizat që ka bërë të ujit, kanë treguar se uji është i pastër dhe ai mund të përdoret për larje dhe rekreim.

Udhëheqësja e sektorit për kontrollin dhe analizat e ujërave në komunën e Dibrës por edhe disa komunave të tjera të rajonit, dr. Lidija Simonovska ka deklaruar se këto ditë enti i Ohrit ka marrë ujë në pesë lokacione të liqenit ka bërë analizat. “Analizat biologjike dhe kimike kanë dalë shumë të mira. Uji i liqenit është i klasit të parë, edhe në pjesët e liqenit që përdoren si plazh. Prandaj dibranët por edhe turistët e vendit dhe të huaj që vizitojnë Dibrën dhe rrethinën pa problem mund të shfrytëzojnë ujin e liqenit me që është një ujë shumë i pastër si në aspektin biologjik ashtu edhe në aspektin kimik”, ka thënë dr. Simonovska. Ajo ka shtuar se Enti për shëndet publik i i Ohrit do të vazhdojë analizat të realizojë në kontinuitet edhe gjatë verës. Një analizë këtillë ka mundësuar edhe hapjen e sezonit veror, gjë që garanton se edhe këtë verë shumë dibran të cilët nuk kanë mundësi të verojnë në vendet turistike në vend por edhe jashtë vendit, ata ta shfrytëzojnë liqenin e Dibrës për tu relaksuar, freskuar, etj. Gjatë sezonit veror, bregu li liqenit të Dibrës është përplot me mysafirë.

Përveç dibranëve për çdo vit këtu relaksohen shumë mërgimtarë dibran që pushojnë në vendlindje e që vijnë nga SHBA, si dhe nga shumë shtete të Unionit Evropian. Poashtu edhe sivjet priten edhe shumë dibranë që jetojnë në Tetovë, Shkup, Gostivar por edhe shtetas shqiptar të cilët janë nga qytetet dhe fshatrat kufitare po jo vetëm ata. Liqeni edhe pse është akumulacion artificial, ka pamje të bukur, shumë bukuri natyrore dhe përveç freskimit dhe larjes ofron edhe peshkim sportiv si dhe organizimin e garave sportive në ujë. Udhëheqësia e klubit të peshkatarëve sportiv “Trofta”, këto ditë ka informuar se edhe këtë verë do të ketë gara në peshkim sportiv me prani të shumë klubeve për peshkim sportiv nga shumë qytete të vendit por edhe nga Kosova dhe Shqipëria. “Presim shumë pjesëmarrës edhe ketë vit në garat sportive për peshkim”, thotë kryetari i klubit Beli Haliti. Këtë vit priten edhe organizim të garave në kajak dhe sporte të tjera të ujit. Por edhe pse uji i liqenit është shumë i pastër, deri sot nga institucionet kompetente në këtë sferë nuk është ndërtuar asnjë sistem për pastrim dhe kolektorë, me që në afërsi të bregut ka edhe shumë objekte afariste e sidomos restorante.

Kur është në pyetje rekreimi në ujërat e Dibrës, gjatë sezonit veror shfrytëzohen edhe lumi shumë i pastër i Radikës, Drini i Zi si dhe disa përroska në anën e Zhupës.(koha.mk)

Advertisement

The post Liqeni i Dibrës përplot me pushues appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy