Lipavski: Janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese, duhet të zgjidhet kontesti bilateral me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika Çeke i uroi Maqedonisë së Veriut fat në rrugën e saj evropiane. Shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavski, theksoi se një hap përpara do të ishte, siç tha, ndryshimi i nevojshëm i Kushtetutës, por vlerësoi se duhet të zgjidhet kontesti bilateral me Bullgarinë.

Lipavski i dërgoi këto mesazhe nga konferenca e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, i cili ndodhet në Pragë.

“Mbështetje e plotë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e tyre për të arritur përparim në negociatat e anëtarësimit. Mosmarrëveshja bilaterale me Bullgarinë duhet të zgjidhet dhe kjo do të kërkojë shumë punë”, tha Jan Lipavski.

Mucunski, nga ana tjetër, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të jetë vendimtar për procesin e zgjerimit. Sipas tij, viti 2030 mund të jetë synim real për anëtarësim nëse ka vullnet politik si nga BE ashtu edhe nga vendet kandidate.
Mucunski shprehu shpresën se së shpejti do të formohet një qeveri politike në Bullgari.

Advertisement

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë kompromise, zgjidhje, por kompromise dhe zgjidhje që e bëjnë të parashikueshme rrugën tonë të integrimit europian. Të mos përballemi me të gjitha ato sfida dypalëshe me të cilat po përballemi për 30 vjet, kërkesa e vazhdueshme për disa ndryshime pa parashikueshmëri”, tha Mucunski./Telegrafi/

The post Lipavski: Janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese, duhet të zgjidhet kontesti bilateral me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy