Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me ministrin për Çështje Sociale, Fatmir Limani, sot ndanë 10 vendime pune për punonjëset e çerdheve.
Poashtu, u promovuan edhe hapësirat e reja shtesë me dy paralele për akomodimin e 60 fëmijëve.
Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me ministrin Fatmir Limani, biseduan edhe për çerdhen e re që do të ndërtohet në Gostivar me kapacitet prej 100-120 fëmijë, kurse procedura për ndërtimin e së cilës është në vijim e sipër.
“Me ministrin Limani diskutuam edhe projektet vijuese, siç janë dy klasat shtesë të cilat kanë kaluar dhe janë në përgatitje e sipër, dhe me të cilat do të rriten kapacitetet për 60 fëmijë, si dhe aplikimi i cili vijon për një çerdhe të re me kapacitet prej 100-120 fëmijësh. Me këtë, besoj se nuk do të ketë më lista të pritjeve për në çerdhe në Komunën e Gostivarit”, u shpreh Limani.
Në këtë ngjarje u vizitua edhe Qendra “Blue Puzzle” dhe Qendra ditore për persona me nevoja të veçanta, ku u ndanë mjete didaktike.
The post Limani paralajmëron edhe një çerdhe të re në Gostivar appeared first on Telegrafi.