
Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare.
Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është Rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me rrugën e Dibrës.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Gostivarit, Limani sot ishte në Rrugën “13” për të ndjekur nga afër zhvillimin e punimeve dhe sqaroi se në këtë rrugë zgjerohen punimet nga projekti fillestar, pasi do të ndërrohet edhe gypi i ujësjellësit në gjatësinë e gjithë rrugës.
“Sot kemi dalur për të inspektuar punimet te një nga 13 projektet që kemi fituar si grante prej Qeverisë. Bëhet fjalë për Rrugën‘13’ ku përveç asflatimit që ishte i paraparë me projektet e Qeverisë, ne do të bëjmë edhe ndërrimin e gypit të ujësjellësit, investim ky nga ana e Komunës së Gostivarit”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Limani poashtu bëri të ditur se disa nga projektet më të mëdha të financuara nga Qeveria, do të fillojnë të realizohen këto ditë, sikurse është buleradi kryesorë i qytetit dhe rruga “Beliçica”.
“Gjithashtu punohet edhe në dy lokacione të tjera. Për momenin punime zhvillohet te rruga e vjetër e Balindollit dhe te rruga ‘Nikolla Teslla’. Ditëve në vijim do të fillohet edhe në tre lokacione të tjera të punohet. Së shpejti, për dy apo tre javë do të fillojnë edhe dy prej projekteve më të mëdha njëri nga lagja ‘Maleardi’ deri te ura te Gjykata Themelore, dhe projekti me Bankën Botërore që kemi e që bëhet falë për rrugën ‘Beliçica’”, deklaroi Limani.
Kujtojmë se vlera e investimit të Rrugës 13 kap shifrën e 6.5 milionë denarë, prej të cilave 4.5 milionë janë për asfaltim dhe 2 milionë denarë për gypin e ri të ujësjellësit. Ndryshe, 13 projektet e fituara nga Qeveria nga ana e Komunës së Gostivarit janë me vlerë prej afërsisht 2.7 milionë euro. Nga thirrja e dytë qeveritare, ajo pret të fiton edhe 40 projekte të reja.
The post Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore appeared first on Telegrafi.