Lëvizja Besa sot ka njoftuar kandidatët e saj për ministër të Ekonomisë dhe Politikës Sociale.
“Kuvendi i Lëvizjes Besa vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Nga atje poashtu theksojnë se Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëshëm konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës: Luftën kundër krimit dhe korrupsionit, realizimin e kushteve për integrim e vendit në Bashkimin Europian dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Mandatari për qeverinë e re, Hristijan Mickoski më herët njoftoi se ditën e martë do ta dorëzoj emrat e përbërjes së qeverisë në Kuvend./Telegrafi/
The post Limani dhe Durmishi kandidatë të Lëvizjes Besa për ministër të Ekonomisë dhe Politikës Sociale appeared first on Telegrafi.