
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka komentuar akuzat e Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, për nepotizëm për vëllaun e tij drejtor.
Limani tha se akuza nuk qëndron, pasi vëllau i tij është emëruar drejtor nga qeveria e kaluar dhe sapo të gjejnë kuadër të ri, do të shkarkohet drejtori aktual dhe do të emërohet drejtori i ri.
“Akuza do të ishte e qëndrueshme nëse do ta kisha emëruar unë. Ai është i emëruar dhe ka 2 vite në atë pozitë. Janë emërime nga Qeveritë që janë me mandat 4 vjeçar. Ne përpiqemi të gjejmë kuadër tjetër i cili i plotëson kushtet, dhe do të jetë njëri nga drejtorët e parë i cili do të shkarkohet nga unë. Mund të flasim për nepotizëm nëse emërimin do ta kisha bërë unë”, u shpreh Limani. /Telegrafi
Lexo poashtu
https://telegrafi.com/ash-krahu-seles-ministri-fatmir-limani-e-ka-emeruar-drejtor-vellain-e-tij/
The post Limani: Akuzat e ASH-së për nepotizëm nuk qëndrojnë, vëllau im u emërua drejtor nga qeveria e kaluar appeared first on Telegrafi.