Familjen Kurtishi nga Hotla e komunës së Likovës të enjten e ka pllakosur një dhimbje e madhe për humbjen e njeriut të mirë të tyre, Blerim Kurtishi, pedagog në shkollën e mesme teknike në Kumanovë.
Blerimi ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare, kurse Hotla, Likova dhe Kumanova humbën një njeri dhe intelektual me virtyte të shquara njerëzore. Blerimi ishte nga familje intelektuale. Ai la pas vete në dhimbje për bashkëshorten, djalin dhe vajzën, por edhe për të gjithë ata që e njohën.
Përveç se një pedagog, Blerimi ka qenë edhe një sportistë shembullor. Shumë vite ishte portier i KF Hotla në futboll të vogël.
Likova e Kumanova humbën profesorin dhe aktivistin e dalluar, Blerim Kurtishi
Share.