Këshillat Komunal ku opozita maqedonase parlamentare ka shumicë nuk e ka patjetër të përdorë emrin kushtetues, për shkak se Ligji për vetëqeverisje lokale ende nuk ka ndryshuar.

Këtë mbrëmë e vërtetoi edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski i cili kërkoi nga këshilltarët e rinj që ta respektojnë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik dhe në deklaratat solemne të qëndrojë emri Republika e Maqedonisë së Veriut.


Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, ai pranoi se në Ligjin për vetëqeverisje lokale ende qëndron emri “Republika e Maqedonisë” dhe për t’u bërë ndryshime nevojitet shumicë prej dy të tretave, kurse për momentin nuk mund të arrihet.

“Në ato deklarata solemne ata thonë se po punojnë sipas Kushtetutës dhe ligjet, ndërsa në këtë rast, ata pa nisur shkelin Kushtetutën dhe kjo nuk është e mirë. Unë mund t’i inkurajoj të punojnë”, tha Milevski.

NDryshe, deklaratat solemne me erin “Republika e Maqedonisë” opozita maqedonase parlamentare i nënshkroi në Këshillin Komunal në Shtip dhe Aerodrom./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ligji për vetëqeverisje lokale nuk ka ndryshuar, Këshillat Komunal kanë mundësi të mos përdorin emrin “Maqedonia e Veriut” appeared first on Telegrafi.