Pasi Presidenti Stevo Pendarovski nuk dekretoi ligjin për legalizimin e objekteve të jashtëligjshme ai me automatizëm është kthyer në Kuvend. Rregullorja e Kuvendit parashikon që në afat prej 30 ditësh nga dita e miratimit, kreu i Kuvendit ta vendosë ligjin në rend dite për rishqyrtim. Pavarësisht shumicës së nevojshme për miratimin e parë, në miratimin e dytë ligjin duhet ta mbështesin 2/3 e deputetëve.

Pas rimitatimit eventual, Presidenti është i detyruar ta firmosë dekretin. Ligji në fjalë u miratua më 11 maj, prandaj bazuar në afatet e Rregullores, duhet të vendoset në rend dite e shumta më 11 qershor. Në fazën e leximit të tretë nuk ka debat në komisionin amë dhe në komisionin juridik-ligjvënës.

“Nëse Presidenti i Republikës vendos të mos nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi do të rishikojë ligjin në fazën e leximit të tretë, brenda 30 ditëve nga dita e miratimit të ligjit. Pas rishqyrtimit të ligjit, amendamente mund të paraqiten vetëm në lidhje me vërejtjet e Presidentit të Republikës”, parashikon Rregullorja.

Presidenti ditë më parë e njoftoi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se nuk do ta dekretojë ligjin për legalizimin e objekteve të jashtëligjshme sepse sipas tij është jokushtetues, favorizon personat që e kanë thyer ligjin përballë atyre që e respektojnë atë, amniston veprat kriminale, dëmton ambientin jetësor dhe padrejtësinë e shndërron në drejtësi./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ligji për legalizimin e ndërtimeve ilegale kthehet në Kuvendin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.