Komisioni kuvendor për shëndetësi sot i hodhi poshtë katër amendamentet e opozitës për propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për shëndetësi, në seancën për drejtorët organizativë, të njohur edhe si ekonomik, në institucionet mjekësore të vendit.

Mbështetësit e ndryshimeve ligjore ishin pro ndryshimit të ligjit, heqjes së drejtorëve organizativë, gjë që do të centralizonte përgjegjësinë dhe do të ulte kostot.

Me amandamentet u ngrit pyetja se pse në të ardhmen nuk duhet të ketë drejtorë organizativë.

Deputeti Ilir Hasani nga BDI-ja theksoi se janë shkarkuar numri më i madh i drejtorëve organizativë – shqiptarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë i qëndroj asaj teze se dy persona më mirë do ruanin një shtëpi, se sa një person”, theksoi Hasani në sallën e Kuvendit.

Jovana Mojsoska spjegoi se pse e Majta do të mbështesë heqjen e drejtorëve ekonomikë. Ajo tha se do të mbështesin çdo politikë që mbron heqjen e sistemeve paralele.

Drejtorët ekonomikë u futën në sistem në vitin 2006. Ajo tha se futja e tyre në sistem edhe atë pa konkurse dhe kritere, ka qenë me arsyetimin e uljes së borxheve të institucioneve shëndetësore dhe përmirësimit të kushteve për pacientët dhe punonjësit, por praktika ka treguar se ka pasur rritje të borxheve publike të klinikave. Sipas saj, shëndetësia e RMV-së nuk është as e shqiptarizuar e as e maqedonizuar, por e degraduar.

Në seancë janë miratuar dy amendamente të komisionit, me të cilat ministri mund të emërojë ushtrues detyre drejtor mjekësor, i cili detyrën e drejtorit do ta kryejë në pajtim me nenin 104 të Ligjit për kujdesin shëndetësor, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ligji për kujdesin shëndetësor, refuzohen katër amandamentet e opozitës appeared first on Telegrafi.