Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në RMV.

Nga Shoqata e Veteranëve thonë që Kurti duhet të kërkojë falje për atë deklaratë dhe se e njëjta shkel mbi gjakun e derdhur për liri dhe për gjuhën shqipe.

“Ti në vend që ta përparojsh, që gjuha jonë të shtrihet në mbarë vendin, e ngushton, asgjëson, pa pasur kompetencë institucionale, juridike. Ky veprim shkel mbi gjakun e lirisë, të Kushtetutës, të marrëveshjes për paqe, arritur në vitin 2001, nën emblemën e UÇK dhe në përkrahje të NATO-s, SHBA, BE dhe të popujve liridashës të planetit tokë”, (sic) thuhet në reagimin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.

Advertisement
Lexo po ashtu
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Advertisement

Ndryshe, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e RMV-së, Hristijan Mickoski, pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët në mes dy qeverive, Albin Kurti u pyet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa tha se në Maqedoni të Veriut nuk ka Ligj për gjuhën shqipe, duke theksuar se në Gjykatën Kushtetuese janë tri dispozita që nuk janë zbatuar në të kaluarën.

“Në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në spektrin politik në RMV, ndërsa kundër i dolën edhe pjesëtarët e opozitës shqiptare./Telegrafi/

The post Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy