Ligji për “branitellat” nuk kalon në Komisionin e Kuvendit të RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji për të ashtuquajturën ndihmë për “branitellat”, ka përfunduar rrugëtimin në Kuvend.

Ai nuk do të vazhdojë procedurën deri në miratimin e plotë, pasi nuk ka marrë dritë jeshile nga Komisioni Kuvendor.

Ligji hyri dje në procedurë të Kuvendit, dhe mori votën e mjaftueshme të deputetëve në seancë plenare, por sot u refuzua në Komision.

Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se ata e ndaluan këtë ligj të mos kalojë në komision.

Advertisement

“Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj, udhëhiqet nga Fronti Europian dhe kryetare është Ilire Dauti. Ligji për branitellat i ВRЕДИ-it nuk do të jetë asnjëherë në rend dite sa të jemi ne aty. Ju edhe mund t’i bëni kuorum VMRO-së, ama përballë do të na keni për t’iu ndaluar!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

The post Ligji për “branitellat” nuk kalon në Komisionin e Kuvendit të RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy