Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim sot kanë takuar ambasadorin e BE-së në RMV, David Geer. Në këtë takim kanë riafirmuar vendosmërinë për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian dhe informuam për të gjitha angazhimet e tyre në këtë drejtim.
“Ndër të tjera, diskutuam edhe për zhvillimet aktuale në vend, pengesat dhe sfidat që po distancojnë vendin nga procesi i integrimit, të ngjashme si ato me konstatimet e Komisionit Europian, lidhur me paaftësinë e kësaj qeverie për të bërë progres, të cilat janë po aq shqetësuese për neve si opozitë sa edhe për qytetarët e vendit.
Në fakt, një raport i tillë e vulos nevojën e bashkëpunimit tonë, duke i dhënë kuptim dhe drejtim më të qartë këtij koalicioni, për të mbrojtur interesin strategjik të vendit, i cili ka ngecur për fajin e kësaj qeverisje të delegjitimuar dhe të korruptuar.
Gjithashtu, e informuam Ambasadorin Geer për kandidatin tonë për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Theksuam faktin që mungesa e një anëtari të opozitës shqiptare në KSHZ, është në kundërshti me vlerat dhe standardet europiane, sepse një veprim i tillë le për të kuptuar se procesi dhe rezultati zgjedhor ka tendencë për t’u manipuluar dhe, rrjedhimisht, del të jetë një proces jo i rregullt dhe jo demokratik”, thuhet në njoftim.
Nga atje shtojnë se nëse kjo e drejtë e opozitës shqiptare uzurpohet, atëherë vërtetë qytetarët dhe faktori ndërkombëtar duhet të shqetësohen seriozisht për transparencën dhe objektivitetin e këtij procesi, prandaj i ftojmë që të gjithë pa përjashtim, në përputhje me kompetencat e tyre, të angazhohen për të siguruar që opozita shqiptare të ketë përfaqësues përkatës në KSHZ./Telegrafi/
The post Lidhja Evropiane për Ndryshim, Geer-it: Mungesa e një anëtari nga opozita shqiptare në KSHZ është në kundërshtim me vlerat evropiane appeared first on Telegrafi.