Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e vazhdoi grevën para Qeverisë, 21 karrige për 21 ministra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

21 karrige para Qeverisë për 21 ministrat e ekzekutivit në shenjë proteste për rritje lineare të pagave. Lidhja e Sindikatave ashtu siç paralajmëroi dje, edhe sot vazhdoi grevën me qëllim që të plotësohen kërkesat e tyre. Kryetari i sindikatës, Darko Dimovski, thotë se nuk kanë rrugë tjetër për t’i bërë ballë inflacionit dhe krizës ekonomike, andaj apeloi që sa më parë të zgjidhet ky problem, pasi siç tha punëtori është fuqia lëvizëse e shtetit.

“E thërras të gjithë Qeverinë, në krye me kryeministrin. Ta zgjedhim problemin sa më parë. Ose përmes amendamentit në Kuvend, ose përmes marrëveshjes kolektive në sektorin publik. Le të urdhërojnë, le të zgjedhin. Gjithkund në të gjithë Maqedoninë ka grevë, në të gjitha qytetet, në vendet e tyre të punës, për këtë merreni me seriozisht punën, mos ta çojmë shtetin në kolaps. Punëtori është fuqia lëvizëse e shtetit”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Greva në sektorin publik erdhi pasi qeveria dhe Lidhja e sindikatave nuk arritën marrëveshje për rritjen lineare të pagave. Edhe gjatë ditës së djeshme është mbajtur një takim me ekipin ekonomik të Qeverisë, por nuk ka pasur shenja pozitive.

Lidhja e Sindikatave do të vazhdojnë grevën çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 11:00, ndërsa për ditën e nesërme kanë paralajmëruar se protestën e tyre do ta mbajnë para Ministrisë së Financave.

Advertisement

The post Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e vazhdoi grevën para Qeverisë, 21 karrige për 21 ministra appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy