
Në lidhje me videon e shpërndarë në rrjetet sociale dje (17.04.2025), ku shihet se një person duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, kishte lidhur një kalë pas makinës, nga MPB thonë se kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për identifikimin e personit.
“Pas të gjitha masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup ka identifikuar drejtuesin e veturës, gjatë së cilës me të është bërë intervistë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik, pas udhëzimeve të të cilit do të përgatitet raport për Prokurorinë Publike Shkup me të gjitha materialet e dokumentuara, për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.
The post Lidhi kalin pas makinës nëpër rrugët e Shkupit, policia identifikon shoferin appeared first on Telegrafi.
Advertisement