Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë Osmanin për zgjedhje të Presidentes së Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni kanë uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj për President të Republikës së Kosovës.

Lideri i BDI-së në urimin dërguar presidentes së re Vjosa Osmanit shkruan se deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese”, shkruan lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Advertisement

Urime kanë dërguar edhe liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete te larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte.

Urojmë që Vjosa Osmani, si Presidente e Kosovës ta ushtrojë këtë pozitë në mënyrën më të mirë të mundshme, në shërbim të unitetit politik dhe krijimit të konsenzusit politik, saherë që do të jetë i nevojshëm ai për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, shkruan Sela.

“Zgjedhja e znj. Vjosa Osmani Sadriut në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është lajm i mirë jo vetëm për ndërtimin e institucioneve shtetërore, por edhe mirënjohje e përkthyer në post për personalitetin më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Advertisement

Përveç kësaj, Vjosa Osmani është edhe dëshmi e avancimit të pozitës së gruas shqiptare dhe gatishmërisë së saj për t’u prirë institucioneve më të larta shtetërore”, shkruan Gashi.

Edhe kryetari i Lëvizjes Besa ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj për Presidente.

“Institucionet funksionale dhe legjitime janë parakusht i zhvillimit të një shteti bashkëkohor. Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës me zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani përforcoi bindjen e mëhershme për avancimin e institucionalizmit dhe kulturës demokratike”, shkruan Kasami./Telegrafi/

 

Advertisement

 

 

 

The post Liderët e partive shqiptare në Maqedoni urojnë Osmanin për zgjedhje të Presidentes së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy