Liderët e partive shprehin ngushëllimet për aksidentin e tmerrshëm të autobusit në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, ku nga një autobus i aksidentuar nga Maqedonia humbën jetën 45 persona dhe 7 tjerë kanë mbetur të lënduar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.
Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.
Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve” ka shkruar Ali Ahmeti i BDI-së.

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ngushllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë” ka shkruar Ziadin Sela i ASH-së.

Advertisement

“Së pari ndajmë dhembjen dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë” ka shkruar Bilall Kasami i Lëvizjes Besa i cili gjithashtu ka thënë se do të pezullohen të gjitha aktivitet e Komunës së Tetovës, ku ai është kryetar.

“Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve!
Një aksident i rëndë në Bullgari mori jetën e 46 pasagjerëve të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Lutemi pë shpirtrat e tyre që Zoti t’i ketë mëshiruar ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin. Shumë e rëndë për ta përballuar për secilin njeri që merr një lajm të atillë e aq më tepër për familjet e të aksidentuarve” ka shkruar Afrim Gashi i partisë Alternativa.

Advertisement

“I tronditur thellë nga tragjedia e mëngjesit të sotshëm ku humbën jetën shumë qytetarë tanë në aksidentin në Bullgari.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Ngushëllime!” ka shkruar Menduh Thaçi i PDSH-së.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Advertisement

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.

Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. /Telegrafi/

Advertisement

The post Liderët e partive shprehin ngushëllimet për aksidentin e tmerrshëm të autobusit në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy