Ndërrimi i dokumenteve të identifikimit, udhëtimit, të lejeve për vozitje dhe të tabelave të makinave, që u imponua për shkak të ndërrimit të emrit, është bërë një barrë e rëndë e qytetarëve, edhe ashtu të mbështetur për muri nga kriza e ekonomike, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Nga atje thonë se kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave.

“Lëvizja Demokratike propozon, gjë që është e natyrshme, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti. Qeveria duhet të miratojë vendim për lirimin e qytetarëve nga harxhimet shtesë, kurse par ata që tashmë i kanë nxjerrë dokumentet, të gjejë forma rimbursimi.

Për krijimin e kësaj gjendje aspak të volitshme më sa paku fajtor janë qytetarët, pjesa dërmuese e të cilëve janë buzë katastrofës ekonomike e sociale”, thonë nga Lëvizja Demokratike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lëvizja Demokratike: Qeveria t’i paguaj shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve appeared first on Telegrafi.