Lëvizja Demokratike në RMV sot ka dënuar vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë.
“Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit është edhe një dëshmi se ekzistojnë forca të errëta që bëjnë çmos për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve. Loja me letrën e tensionimit të marrëdhënieve ndërnacionale e ndërfetare, është edhe një përpjekje e dikujt për të dalë i thatë dhe i pastër nga balta. Megjithatë, shpresojmë shumë dhe jemi të bindur se shqiptarët, nuk do të bien në këtë kurth të kurdisur për qëllime tashmë të njohura. Kjo, padyshim se është vepër e të dëshpëruarve, të cilët duan të fitojnë ndonjë pikë politike.
Lëvizja Demokratike apelon deri te popullata që të jetë e përmbajtur derisa të sqarohet se kush në fakt qëndron prapa këtij skenari”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike.
Lëvizja Demokratike, shtojnë nga atje, shpreson se edhe faktori ndërkombëtar do t’i aktivizojë mekanizmat e saj për të parandaluar shkëndijat që mund ta shpërthejnë fuçinë me barot në Ballkanin problematik./Telegrafi/
The post Lëvizja Demokratike: Kryqi në Kodrën e Diellit, provokim i orkestruar appeared first on Telegrafi.