Pas ndarjes nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia e Izet Mexhitit do të quhet Lëvizja Demokratike.

“Emri është bërë i ditur sot pas përfundimit të afatit për dhënien e ideve nga qytetarët përmes platformës online www.lëvizja.mk”, njoftojnë nga kjo lëvizje.

Kujtojmë se kjo parti do të promovohet më 13 gusht, që përkon edhe me datën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, Lëvizja Demokratike vjen si shkak i mospajtimeve mes anëtarëve të BDI-së për mënyrën se si duhet të drejtohet partia dhe Qeveria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lëvizja Demokratike do të quhet partia e Izet Mexhitit appeared first on Telegrafi.