Lëvizja Besa: Sanksionet duhet drejtuar Serbisë dhe jo Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës dhe qëndrimin e Shqipërisë karshi kësaj situate të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ata thonë se Procesi i Berlinit ka qenë dhe mbetet angazhimi kryesor i vendeve të Ballkanit Perëndimor si një instrument për të çuar përpara demokratizimin dhe zhvillimin e rajonit.

“Lëvizja BESA e përshëndet qëndrimin e fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama mbi Ballkanin e Hapur, si një moment të ri që rajoni t’i kthehet Procesit të Berlinit, si një proces i garantuar dhe i qëndrueshëm i integrimit. Kërkojmë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut, pra, të përkushtohet në Procesin e Berlinit dhe të heq dorë nga ideja e deplasuar tashmë e Ballkanit të Hapur. Lëvizja BESA, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe kudo që janë kërkojnë që kryeministri shqiptar të qëndrojë përkrah Kosovës kundër ofensivës serbe dhe ekspansionit sllav në Ballkan, sidomos në këto momente dramatike për integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës”.

“Ne nuk përkrahim asnjë lloj zgjidhje që është e papranueshme për popullin e Kosovës dhe që është në kundërshtim me vullnetin politik dhe demokratik të popullit të Kosovës. Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Kosova në gjithë kontekstin rajonal, Lëvizja BESA kërkon që shqiptarët të flasin të gjithë me një zë bashkë me Kosovën. Vlersojmë se sanksionet duhet t’i drejtohen Sërbisë si shtet gjenocidal në Ballkan dhe që në vazhdimësi ka tendenca ekspansioniste kundrejt popujve tjerë”, thonë nga Lëvizja Besa.

Advertisement

 

The post Lëvizja Besa: Sanksionet duhet drejtuar Serbisë dhe jo Kosovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy