Lëvizja Besa ka reaguar përmes sekretarit gjeneral, Abdush Demiri në lidhje me lirimin e Sasho Mijallkovit nga akuzat për përgjimet masive. Veprat për të cilat akuzohej ish kreu i DSK-së, siç përcjell KlanM, u vjetërsuan si pasojë e ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Sipas Demirit nga Lëvizja Besa, partitë e pushtetit po mbrojnë, sipas tij, kriminelët e dikurshëm, të cilët përgjuan ilegalisht qindra qytetarë. Demiri gjithashtu përmend edhe interpelancën për kryeprokurorin Jovevski, të cilên, siç thotë ai, po e bllokojnë LSDM dhe BDI.

“Si bashkëpunëtor i ngushtë i Sasho Mijallkovit, Artan Grubi dhe BDI po realizojnë me sukses skenarët e tyre për të mbrojtur kriminelët e dikurshëm, miqtë me të cilët përgjonin në mënyrë ilegale qytetarët, bizneset dhe kundërshtarët politik dhe u hakmerreshin në forma të ndryshme, madje edhe me jetë. Kjo u arrit të kuptohet nga përgjimet të cilat i publikoi vetë LSDM, e cila siç po shihet, bashkë me BDI-në dhe Artanin kanë përfunduar në prehërin e Mijallkovit.

E vërteta del mbi sipërfaqe siç thotë populli “Si kungulli mbi ujë”. Pikërisht kjo është arsyeja pse BDI dhe LSDM po bllokojnë në Kuvend seancën për interpelancën e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski. Sepse ky është personi që mban në sirtar lëndët për krimet e bashkëpunëtorëve të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe krimet e funksionarëve të pushtetit”, tha Demiri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lëvizja Besa: Pushteti mbron kriminelët që përgjuan qytetarët appeared first on Telegrafi.