Lëvizja Besa: Për BDI-në kush kërkon gjuhën shqipe është pro rus, ndërsa për ASH-në heqja e 20% pengon anëtarësimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Besa ka hedhur akuza në drejtim të BDI-së dhe ASH-së në lidhje me heqjen e “20%” nga Kushtetuta.

Nga Lëvizja Besa në një kumtesë për media thonë se “për BDI kush e kërkon gjuhën shqipe në Kushtetutë është pro Rusisë, e për Aleancën për Shqiptarët heqja e 20 për qind pengon anëtarësimin e vendit në BE”.

Nga kjo parti thonë se “të thuasj se BE është kundër gjuhës shqipe është qasja më anti-evropiane”.

“Të thuash se të mbrosh gjuhën shqipe je me Rusinë dhe kundër BE-së është ndoshta “çmenduria” më e madhe e pushtetit që përveç tenderëve dhe interesave personale nuk kanë asnjë vizion tjetër. E nga ana tjetër, të dalësh dhe para gjuhës shqipe të mbrosh interesat e një kombi tjetër dhe atyre që janë faktori kryesor për bllokimin e vendit drejt anëtarësimit në BE është tradhëti e gjuhës dhe vlerave tua kombëtare. Por e gjith kjo e zezë e BDI dhe ASH, e ka edhe anën e saj të bardhë. Ana e bardhë është se qytetarët shqiptar tani e kanë të qartë se funksionarët shqiptar në pushtet nuk u intereson asgjë tjetër përveç se interesat e tyre personale dhe pasurimi në kurriz të popullit”.

Advertisement

“Kjo më e qartë për qytetarët u bë pas skandaleve ku dëshmohet qartë se nuk janë vetëm ministrat e BDI-së që po pasurohen çdo ditë në kurriz të popullit, por edhe i ashtu quajturi “Klani i Zajazit” duke filluar nga lideri i tyre e deri tek familjarët më të afërt të tij, të cilët përveç pasurive të tjera të patundshme për një past bëhen pronar të “Soravisë”. Ndërsa vulën për këtë e vendosi partneri më i madh strategjik i shqiptarëve, SHBA-ja, duke shpallur “non grara” dhe duke vendosur në listën e zezë fuksionsrët e BDI-së”, thonë nga Lëvizja Besa.

The post Lëvizja Besa: Për BDI-në kush kërkon gjuhën shqipe është pro rus, ndërsa për ASH-në heqja e 20% pengon anëtarësimin në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy