Partia opozitare Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevskit.
Nga Lëvizja Besam thonë se kush realisht e ka shumicën në Kuvend, Kovaçevski le të pranojë sfidën e opozitës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga atje thonë se deklaratat e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rolin e Lëvizjes BESA në Kuvend janë deklarata joserioze dhe tregojnë qasjen e pushtetit aktual se ata duan çdo gjë të kalojnë përmes forcës së numrave, deputetëve të blerë apo shtrembrimit të vullnetit të qytetarëve të vendit.
“Lëvizja BESA është opozitë konstruktive e cila e zhveshi komplet regjimin hibrid të LSDM dhe BDI prandaj se si do sillen depuetet e Lëvizjes BESA në Kuvend nuk është punë e kryeministrit Kovaçevski. Ballansi i kushteteve sidomos përmes komisioneve në Kuvend është vendosur në vitin 2020 dhe çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm pasi të mbahen zgjedhje parlamentare dhe në Kuvend të vjen përbërje e re parlamentare”, thonë nga atje.
Sipas tyre, nëse Kovaçevski është i bindur se ka shumicën, ata i bëjnë thirrje që të pranojë sfidën e opozitës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa deri atëhere ai mund të “gëzojë” detyrën e marrë si kryeministër nga një shumicë e blerë dhe e shantazhuar që nuk pasqyron realitetin politik të verdiktit të popullit.
The post Lëvizja Besa me mesazh ndaj Kovaçevskit: Shkojmë në zgjedhje dhe e shohim kush ka shumicë në Kuvend appeared first on Telegrafi.