Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili është edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, ka thënë se është në përparësi ndaj kundërkandidatëve të tij.
Në një prononcim për media, ai tha se ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë në kushte më të mira, raporton Telegrafi Maqedoni.
“Lëvizja Besa ka fituar në disa vende që nga raundi i parë ndërsa në disa të tjera shkon në raundin e dytë. Në Tetovë do të fitojmë në rrethin e dytë, do t’i dyfishojmë votat. Do të jem kryetar i gjithë tetovarëve. Në Tetovë deri më tani na mungojnë vetëm 300 vota. Në Zhelinë shkojmë në rrethin e dytë. Në Bogovinë dhe Tearcë kemi rezultate shumë të mira”, tha Kasami.
Ndërsa aktivistët e kësaj partie në këtë qytet, kanë festuar për siç thonë, fitoren e Bilall Kasamit në këto zgjedhje lokale.
Ndryshe, pjesëmarrja në Tetovë sipas të dhënave të KSHZ-së ka qenë mbi 41 përqind./Telegrafi/
The post Lëvizja Besa feston në Tetovë, Kasami thotë se do të jetë kryetar i të gjithë tetovarëve appeared first on Telegrafi.