Lëvizja Anti-Bixhoz: Pendarovski me mos dekretimin e ligjit për lojërat e fatit po mbron krimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizja Anti-Bixhoz: Pendarovski me mos dekretimin e ligjit për lojërat e fatit po mbron krimin

Lëvizja Anti-Bixhoz i ka reaguar presidentit Stevo Pendarovski për mos nënshkrimit të ligjit për lojërat e fatit.

Lexo po ashtu
Pendarovski nuk e nënshkruan Ligjin për lojërat e fatit, kërkon nga Kuvendi ta rinis procedurën

Advertisement

Nga atje thonë se Presidenti me mos nënshkrimit të ligjit, ai po mbron krimin dhe kriminelët të cilët pastrojnë para në vendin tonë.

“President, mirë se erdhe në Tetova Vegas”, “Jeta nuk është kumar”, “Ti mbron grabitësit”, “Turpi nuk njeh kufi” etj, janë mbishkrimet në pankartat që duhet të të kishin dërguar në tempullin e dijes.

Do të donim shumë të dinim se si do ta nisni temën e planifikuar sot “Rinia dhe Shoqëria” sa paradoksale aq edhe lojë e dyfishtë dhe e padurueshme. Jemi totalishtë të zhgënjyer, ndihemi të tradhtuar nga vendimi juaj i marrë për të mos dekretuar propozimin e ligjit për lojërat e fatit, mbrojtjen tuaj të krimit dhe kriminelëve në të cilin ata janë të mbytur nga pasioni i krimit dhe vjedhja klasike që i bëhet qytetarit.

Advertisement

Me veprimin tuaj, gjoja shpërdorim të flamurit europian, legalizuat pastrimin e parave të pista dhe në emër të standardeve europiane mbroni kapitalin e dyshimtë që po mbyt vendin tonë. “President e tradhtove votuesin”, “Ne me bukë, ti me gurë””, thuhet në reagimin e Lëvizjes Anti-Bixhoz./Telegrafi/

The post Lëvizja Anti-Bixhoz: Pendarovski me mos dekretimin e ligjit për lojërat e fatit po mbron krimin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy