Linja hekurudhore Kumanovë – Beljakovcë, pjesë e Korridorit 8, sot është lëshuar në përdorim. Hekurudha është me gjatësi prej 30,8 kilometra dhe përfshin tre stacione të reja hekurudhore, gjashtë ndalesa, pesë ura, një tunel dhe shumë objekte tjera infrastrukturore.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në ngjarjen me rastin e lëshimit në përdorim të hekurudhës, deklaroi se Korridori 8 paraqet një projekt po aq të rëndësishëm dhe strategjik së bashku me Korridorin 10.
“Këto dy korridore janë prioriteti kryesor i kësaj qeverie, sepse ne si shtet përfaqësojmë një kryqëzim qasësh të këtyre dy korridoreve dhe kjo duhet të përfaqësojë avantazhin tonë në krahasim me vendet tjera në rajon”, tha kryeministri.
Ai shtoi se së shpejti duhet të përfundojë edhe seksioni i dytë, si dhe procedura e tenderimit për seksionin e tretë.
“Unë jam i bindur që së shpejti do të përfundojë edhe seksioni i dytë brenda afatit të parashikuar në marrëveshjen. Procedura e tenderit për seksionin e tretë do të përfundojë shumë shpejt, e cila do të na lidhë plotësisht me fqinjin tonë lindor dhe kështu do të jemi pjesë e një korridori shumë të rëndësishëm jo vetëm për BE-në, por edhe për NATO-n”, shtoi kryeministri.
Në stacionet hekurudhore dhe ndalesat janë instaluar pajisje sinjalizuese-telekomunikuese me vlerë 10 milionë euro, të cilat përfshijnë ulëse alumini, streha të çelikta, ekranl dhe ndriçime LED.
Hekurudha Kumanovë – Beljakovcë është me gjatësi prej 30,8 kilometrave dhe në të janë ndërtuar tre stacione hekurudhore (Kumanovë e Re, stacioni i rikonstruktuar ekzistues Kumanovë, 6 ndalesa, 5 ura, 1 tunel, kanale me diametër të ndryshëm, mbrojtje anësore, kanale kulluese, rrugë anësore, barriera me zë, mure mbrojtëse, shtresë e sipërme dhe sinjalizim dhe telekomunikacion. Në stacionet dhe ndalesat hekurudhore është instaluar pajisje sinjalizuese-telekomunikuese në vlerë prej 10 000 000 eurove, ulëse alumini, streha të çelikta, ekranë, ndriçime LED.
The post Lëshohet në përdorim linja hekurudhore Kumanovë – Beljakovcë appeared first on Telegrafi.