Një motoçiklist është lënduar rëndë nga përplasja me veturën “Pasat” mbrëmë në Negotinë, njoftoi zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.

“Sonte në ora 20:45 në DPB Negotinë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Idustriska” dhe “Marshal Tito” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori “Suzuki” i drejtuar nga A.K (54) nga Kavadari dhe një automjeti “Pasat” i drejtuar nga F.A.(29) nga Vinica. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Kavadarit”, sqaroi Gjakovska.

Vendin e aksidentit e ka kontrolluar ekipi inspektues i Sektorit të Punëve të Brendshme nga Negotina.

The post Lëndohet rëndë një motoçiklist në një aksident në Negotinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";