Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 20 vjeçari nga Shkupi ka mbetur i lënduar nga ngjarja që ka ndodhur dje në Vizbegovë të Shkupit.

AI ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.

“Më 28.01.2022 në ora 20:30 është denoncuar se në fshatin Vizbegovë të Shkupi, një person ka përdorë armë drejt O.I nga fshati Vizbeg, N.L (27) nga Shkupi, V.N (40) nga Kumanova dhe E.R (20) nga Shkupi”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se E.R është dërguar në spital për mjekim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

The post Lëndohet një person në Shkup me armë zjarri appeared first on Telegrafi.