Lëndohen nëntë policë në një aksident në Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme njoftoi se nëntë oficerë policie u lënduan në një aksident automobilistik që ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë fshatit Belanoc, rajoni i Kumanovës.

Gjatë aksidentit, furgoni i policisë, në të cilin po transportoheshin oficerët e policisë, u përplas me një veturë “Volkswagen Passat”.

“Më 28.12.2020 rreth orës 08:20 të mëngjesit në afërsi të fshatit Belanoc, rajoni i Kumanovës, ndodhi një aksident trafiku midis një furgoni “Renault”, me targa të Shkupit, në pronësi të Ministrisë së Brendshme, në të cilin u transportuan nëntë policë dhe një automjet udhëtarësh “Volkswagen Passat”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.Sh. (48) nga Kumanova.

Pas aksidentit, oficerët e policisë u transferuar në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, ku u zbulua se kishin lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Advertisement

Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipet policore të SPB Kumanovë dhe prokurori publik./Telegrafi/

The post Lëndohen nëntë policë në një aksident në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy