Lëndohen me thikë dy persona në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia bëri të ditur se mbrëmë në orën 19:55 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një pompe benzine në Gazi Babë ka një person të lënduar.

Personi S.I (33) nga Hasanbegu është lënduar me thikë dhe është në spital.

“Nga vendi i ngjarjes, në kompleksin klinik “Nëna Terezë” është dërguar E.E (31) nga Haraçina, i cili ka pasur lëndim dhe mjeku i ka konstatuar lëndime të rënda trupore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes, sqarojnë nga MPB, janë hasur automjet “seat’ me tabela të Shkupit, automjet ‘Golf’ me tabela të Shkupit, gëzhoja dhe thikë.

Advertisement

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

 

The post Lëndohen me thikë dy persona në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy