Lëndohen dy zjarrfikës gjatë shuarjes së zjarrit në Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëndohen dy zjarrfikës gjatë shuarjes së zjarrit në Manastir

Dy zjarrfikës janë lënduar pasditen e sotme nga zjarri që ka rënë mbi Manastir në afërsi të qarkores. Nga vetëqeverisja lokale në Manastir për AIM bëjnë të ditur se ata kanë lëndime të lehta dhe se njëri është mbajtur për trajtim në spitalin e Manastirit, ndërsa tjetri është liruar për trajtim në shtëpi.

“Zjarrfikësi i shtruar në spital ka djegie në duar dhe në parakrah. Sonte në spitalin e Manastirit atë e ka vizituar kryetari i Komunës së Manastirit Toni Konjanovski”, thonë nga komuna.

Lexo po ashtu
Shpërthen zjarr edhe në Manastir, Konjanovski: Është vënë në funksion shtabi për mbrojtje dhe shpëtim

Advertisement

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, për TV Sitel ka konfirmuar se në zjarrin në Manastir ka një zjarrfikës të lënduar dhe ka sqaruar se aty digjen bimë me kërcell të ulët.

“Nuk besoj se zjarri në Manastir do të na shkaktojë dhimbje koke të madhe. Aty shpesh ndodhin zjarre në atë pjesë. Aty ka një bimë me kërcell të ulët. Aty ka tunel kur shkon në Ohër. Besoj se qytetarët e njohin atë vend. Ekziston një vendbanim rom dhe një pyll me kërcell të ulët është djegur në afërsi të vendbanimit. Fatkeqësisht, gjatë fikjes së zjarrit është lënduar një zjarrfikës, i janë djegur kyçet dhe parakrahu”, tha Angelov.

Advertisement

The post Lëndohen dy zjarrfikës gjatë shuarjes së zjarrit në Manastir appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy