Ish-kreu i DSK-së në kohën e Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, nesër kthehet në sallën e gjyqit. Në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për përgjimet masive dhe shkatërrimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve.
Rastet “Target- Fortesa” më shumë se dy vite kanë ngecur në gjykatë, ndërsa të akuzuar janë ish drejtues të Ministrisë së Brendshme. Në emër të sundimit të ligjit, duhet të ketë një epilog gjyqësor për rastet Target-Fortesa,” tha për Alsat Marko Troshanovski nga Institutit për Demokraci, Societas Civilis. Në këtë rast, i akuzuar është Sasho Mijalkov nga i cili kërkohet përgjegjësi, por Troshanovski është skeptik në lidhje me këtë.
“Mendoj se çdo palë që pretendon ta quajë veten mbrojtës i sundimit të ligjit dhe drejtësisë, duhet ta zgjidhë këtë proces së bashku me lëndën “Perandori”, por edhe të gjitha rastet e tjera që PSP i ka filluar. Kjo është fotografia e madhe e drejtësisë në vend dhe nëse dikush dëshiron të thotë se po lufton për t’i mbajtur të rinjtë dhe për ta ndaluar eksodin masiv të të gjithë brezave në vend, patjetër t’i zgjidh këto raste. Në të kundërtën, bëhet fjalë për manipulim, hipokrizi dhe e ardhmja është shumë e çuditshme për të gjithë ne”-tha Marko Troshanovski- Societas Civilis.
Dhe derisa gjykohet, Mijallkovi është në liri, edhe pse paraburgimi i parë iu shqiptua në nëntor të vitit 2018, pikërisht për rastin “Target- Fortesa”. Para tre ditësh u publikua një fotografi nga takimi i Mijallkovit dhe Artan Grubit i cili është kandidat për zv- kryeministër nga radhët e BDI-së. Ditën e njëjtë, Mijallkov përmes faqes së tij në “Facebook” bëri thirrje që Hristian Mickoski të largohet nga posti udhëheqës i VMRO DPMNE-së.
Ndaj Mijallkov për momentin janë katër raste. Përveç “Target- Fortesa”, ai akuzohet edhe në rastin “Tortura” për arrestimin e Lube Boshkoskit, më pas në rastin “Arka” për porositjen e pajisjes për Drejtorinë e pestë dhe “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore. Ndaj tij është aktiv edhe rasti “Perandori” ku akuzohet edhe biznesmeni Orce Kamçev e që solli deri në rrëzimin e Katica Janevës dhe Boki 13 në rastin “Reketi”./Alsat-M/
The post Lëndët ndaj Sasho Mijallkovit, pa epilog gjyqësor appeared first on Telegrafi.